Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku fatkeqësisht viktima është një i ri shqiptar. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur mëngjesin e djeshëm, por sot është identifikuar viktima. Bëhet fjalë për një të ri shqiptar me inicialet R. E., 30 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në stacionin e Desios, në Monza, Itali. Viktima banonte në këtë zonë, shkruan SYRI.net. Sipas të dhënave të mbledhura deri më tani nga policia, viktima që banonte pranë zonës ku ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë, kishte probleme me sjelljen dhe në janar të vitit 2015 ishte arrestuar për një tentativë vrasje, ngjarje e ndodhur në Muggio, ku jetonte më parë.

Sipas të dhënave të deritanishme nga policia italiane, dyshimet janë se ai është hedhur në shinat e trenit pak sekonda para se ai të mbërrinte afër stacionit. Përplasja ka qenë e menjëhershme dhe nuk ka pasur asnjë mundësi për të shpëtuar.

Artikulli paraprak700 MIJË EURO DROGË, ARRESTOHET 52 VJEÇARI
Artikulli tjetërVDEKJA E SHQIPTARIT NË ANIJEN E MALLRAVE NË BRITANI, FAMILJARËT KËRKOJNË TRUPIN