Shqiptari kapet me 44 kg kokainë në makinë

Policia e Romës arrestoi gjatë ditës së sotme shqiptarin D.L 45 vjec me akuzën e trafikut të kokainës, armëmbajtje pa leje e grabitje. Arrestimi i tij është bërë gjatë një kontrolli të policisë rruogre. Në makinën e tij janë gjetur 44 kg kokainë, e konfeksionuar në 24 pako të fshehura në një vend të modifikuar të automjetit. Analizat laboratorike kanë verifikuar se cilësia e kokainës ishtee mjaft e pastër e që do të sillte në treg një përfitim prej disa miliona eurosh. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij në komunën e Guidonias janë sekuestruar rreth 150 mijë euro cash , 2 pistoleta , instrumente për konfeksionimin e drogës si dhe automjete luksoze. 45 vjecari shqiptar ishte i njohur nga forcat italiane të rendit, i përfshirë kohë më parë në trafikun e lëndëve narkotike.

Artikulli paraprakEDHE POLICIA PRIVATE E ANGAZHUAR KUNDËR KANABISIT
Artikulli tjetërARRESTOHET 18-VJEÇARI SAPO SHITI GJYSMË KG KANABIS