Edhe gjatë ditës së sotme nuk ka munguar arrestimi i një shtetasi shqiptar në Greqi, të akuzuar për trafik droge. Arrestimi i radhës është bërë në vendin e quajtur Komboti, në afërsi të Artës.

Një 29 vjeçari nga Shqipëria i janë kaluar prangat, pasi në makinën që drejtonte u gjet një sasi e madhe kanabisi. Sipas komunikatës së policisë, ai u ndalua për kontroll pas një sinjalizimi që kishin patur shërbimet kompetente.

Brenda makinës u gjet një sasi droge prej 119, 3 kg kanabis, e ambalazhuar në 27 paketa. Pas verifikimit rezultoi se makina i përkiste një firme që jepte automjete me qera dhe ishte marrë nga një shtetas grek, i moshës 40 vjeç, që tashmë po kërkohet nga policia.

I arrestuari është dërguar në prokurorinë e Artës, ku pritet t’i komunikohen akuzat për import, transport dhe trafikim droge.

Artikulli paraprakKUR DO MBAHEN ZGJEDHJET? KQZ: JA AFATI I FUNDIT
Artikulli tjetërFLAMURTARI-VLLAZNIA, SKUADRA SHKODRANE “QAN” NË VLORË