Shqiptari përfshihet në aksidentin me vdekje

Një i ri shqiptar u përfshi në një aksident tragjik në Greqi, duke mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur natën e së hënës në Varkiza, teksa një automjet ka fluturuar në ajër duke u kthyer përmbys në mes të asfaltit për shkak të shpejtësisë tejet të lartë, raportojnë mediat helene. Përplasja ka qenë fatale për pasagjerin e mjetit, një 22 vjeçar grek, i cili humbi jetën menjëherë. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, një 24 vjeçar shqiptar (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur), i cili ka përfunduar në spitalin e Asclepieion të Voulas. “Protothema” shkruan se të rinjtë nuk kishin vendosur rripin e sigurimit. Si pasojë e përplasjes së fortë, viktima ka përfunduar jashtë asfaltit pa shenja jete. Aksidenti shkaktoi trafik të rënduar në zonë.

Artikulli paraprakPrezantohet zyrtarisht Apple Watch Series 3: më i shpejtë dhe me lidhje Cellular!
Artikulli tjetër“TONIGHT” NE STAR PLUS ,TEMA:DEMET NGA ZJARRET NE QARKUN SHKODER