Shqiptari pranon krimin : Është gruaja ime, e vrava unë!

Shqiptari që vrau ish-bashkëshorten e tij është rrëfyer në polici dhe ka pranuar krimin. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në komunën Casale të Italisë. Kujtim Hasanaj 49- vjeç po debatonte me ish-bashkëshorten në banesë para se ta qëllonte me thikë. “Është gruaja ime, e vrava unë”. Kështu u ka thënë 49-vjeçari karabinierëve duke pranuar krimin. Gjatë marrjes në pyetje ai pranoi se shkak kanë qenë konfliktet me 48-vjeçaren, e cila i kishte kërkuar divorcin. Hasanaj pretendonte se gruaja e tij rumune Elena Seprodi e kishte tradhëtuar dhe më pas ata ishin ndarë. Përveç divorcit, shkak i mosmarrëveshjes mes tyre kanë qenë edhe çështjet ekonomike. Në kulmin e debatit, 49-vjeçari mori thikën dhe e goditi për vdekje. Krimi ndodhi në banesën e Kujtim Hasanaj, jo shumë larg një stacioni policor ku ai po kryente një kurs trajnimi për policinë lokale, raportojnë mediat italiane. Karabinierët u njoftuan nga fqinjët, të cilët dëgjuan të bërtiturat e gruas. Sapo hynë në shtëpi, ata gjetën 48-vjeçaren të shtrirë përtokë të mbuluar me gjak dhe pranë tij qëndronte shqiptari me thikë në dorë. Ai nuk bëri rezistencë në momentin e arrestimit.

Artikulli paraprakRAMA VENDOS T’U HEQË DEKORATAT ENVER HOXHËS DHE SIGURIMSAVE
Artikulli tjetërPESË ZJARRFIKËSE PËR TË FIKUR ZJARRIN NË FUSHËN E DRUVE