Një shqiptar është kthyer në hero në qytetin e Firences, pasi ka i ka shpëtuar jetën një të moshuari.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:30 minuta, kur një i moshuar italian, 86 vjeç ishte hedhur nga ura e San Nikolos në Firence në ujërat e lumit Arno.

Skena është parë e gjitha nga një shqiptar 42 vjeç, shurdhmemec i cili po udhëtonte në makinë, së bashku me një grua shqiptare edhe ajo shurdhmemece.

Sapo ka parë të moshuarin që ka rënë në lum, shqiptari kishte ndaluar makinën dhe është hedhur në ujërat e Arno-s.

Ai e ka shpëtuar të moshuarin, duke e nxjerrë në breg. Me shpejtësi në vendin e ngjarjes ka mbërritur një patrullë policie dhe një autoambulancë.

I moshuari mësohet se është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shqiptari është falënderuar duke u kthyer në heroin e ditës në Firence.

Artikulli paraprakCHAMPIONS LEAGUE/ KUKËSI BARAZON PA GOLA NDAJ VALLETTA
Artikulli tjetërPËRPLASET ME PEMËN, VDES I RIU SHQIPTAR