Itali, shqiptari vjedh 1 ton lajthi

Një shqiptar u arrestua nga karabinierët italianë në Asti pasi akuzohet për vjedhjen e rreth 1 ton lajthive. Sipas mediave italiane, lajthitë ishin vjedhur në fermën e një fermeri. Në automjetin tip Audi A4, policia ka gjetur 15 çanta me lajthi të vjedhur në banesën e fermerit në Refrancore, Astigiano. Pas arrestimit të shqiptarit, lënda i është kthyer pronarit të ligjshëm. Policia po heton nëse shqiptari është pjesë e ndonjë bande të specializuar.

Artikulli paraprakPAGAT E GARDIANEVE KERKESE PER T’U BARAZUAR ME POLICINE E SHTETIT
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT PUBLIKON FOTOT E 709 PERSONAVE QE JANE NE KERKIM