Shqiptarit i gjenden 8 kg kokainë në makinë

 

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur me 8 kilogramë kokainë. Arrestimi është bërë të enjten e kaluar, kur policia rrugore e Veronës ndaloi një makinë Peugeot 407 me targa belge, e cila drejtohej nga shqiptari. Kontrolli zbuloi shtatë “bukë” kokaine, me peshën totale 8 kilogramë që e kishte fshehur pas sinjaleve të pasme të makinës. 30-vjeçari me iniciale I. X., u arrestua dhe të shtunën në mëngjes u paraqit para gjyqtarit, i cili vendosi masën e sigurisë arrest në burg.

Artikulli paraprakGREKËT ZBULOJNË GRABITËSIT E BANKOMATEVE, MES TYRE DISA SHQIPTARË
Artikulli tjetër15-VJEÇARI SULMON SHKOLLËN ME BRESHËRI PLUMBASH DHE GRANATA