Kryetari i PD Lulzim Basha ka postuar një video në Facebook, deklaratën e Edi Ramës në 2013 kur iu kërkoi votën banorëve të Unazës së re. “Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, – deklaroi në vitin 2013 Rama.

Por sot, thekson shefi i opozitës Basha, “për të siguruar vjedhjen 40 milion euro, Edi Rama, mohon dhe vetveten”. Në postimin e tij, Basha sjell me video mohimin që i bëri Rama premtimit të tij elektoral vetem dy dite me parë.

Prej tre javësh banorët e Unazës së re, protestojnë kundër prishjes së shtëpive të cilat preken nga projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe”.

 

Artikulli paraprakRRETH 150 BALENA TË NGORDHURA ‘PUSHTOJNË’ BREGDETIN
Artikulli tjetërNIS MBLEDHJA E PËRBASHKËT E QEVERIVE TË SHQIPËRISË DHE KOSOVËS