Europa dhe Shtetet e Bashkuara ndodhen në rrezik. Kështu kanë paralajmëruar vetë Ekstremistët e Shtetit Islamik të cilët kanë kërcënuar se kjo organizatë terroriste do të sulmojë Europën dhe Shtetet e Bashkuara.

Muaji i Ramazanit nis më datë 7 Qershor, vetëm tre ditë përpara çeljes së Kampionatit Europian të Futbollit. Autoritetet kanë nisur të marrin masa për të parandaluar çdo incident të mundshëm në evenimentin më të madh futbollistik në kontinentin e vjetër. Militantët e Shtetit Islamik kanë kërcënuar se do të sulmojnë Europën dhe Shtetet e Bashkuara në muajin e shenjtë të Ramazanit. Lajmi është përcjellë nga një militant i kësaj organizate terroriste përmes një mesazhi në rrjetin social tëitter. Ekstremisti i identifikuar si Abu Muhamadd Al-Adnani, i cili njihet edhe si zëdhënësi i ISIS, shprehet se muaji i Ramazanit do të jetë muaji i sulmeve dhe i Xhihadit. Muaji i Ramazanit këtë vit nis më datë shtatë qershor, vetëm tre ditë përpara se çeljes së Kampionatit Europian të Futbollit. Një gjë e tillë mund të jetë mjaft problematike, pasi turmat me mijëra njerëz mund të jenë një shënjestër mjaft e lehtë për militantët. Qeveria franceze vetëm pak ditë më parë miratoi në Parlament zgjatjen e gjëndjes së jashtëzakonshme me qëllim rritjen e masave të sigurisë dhe mundësimin e zhvillimit normal të evenimentit më të madh futbollistik në kontinentin e vjetër. Në alarm ndodhen edhe vendet e tjera të Europës, të cilat e kanë rritur ndjeshëm vigjilencën e tyre ndaj sulmeve terroriste. Në bazë të deklaratave të bëra nga ekspertët dhe përfaqësuesit e Agjensive Inteligjente, shtete që rrezikohen gjithashtu janë Italia, Gjermania, Belgjika, por edhe Britania e Madhe.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 23.05.2016
Artikulli tjetërREAGON SALIHI NDAJ DE BIASSI PËR “EURO 2016”