Pasditen e se dieles duhej të zhvillohej ndeshja e vlefshme për kampionatin e Kategorisë së Dytë, ajo mes Adës dhe Partizanit B.

Por në fakt kjo përballje nuk do të luhet sot, pasi është shtyrë për një ditë tjetër.
Arsyeja ka të bëjë me një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur presidentit të klubit velipojak, Alfred Pjetri.

Dtën e djeshme presidenti i Adës ka marrë një lajm shumë të keq nga Italia. Vëllai i tij i më i vogël ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti tragjik.

Një situatë e rëndë për familjen Pjetri dhe futbollistët e stafi teknik padyshim që kanë dashur t’i qëndrojnë pranë presidentit të tyre në këto momente të vështira.

Për këtë arsye, ata i kanë kërkuar FSHF-së shtyrjen e ndeshjes dhe një kërkesë e tillë është aprovuar.

Artikulli paraprakSHPËRTHEHET VALIXHJA TEK PALLATI I KONGRESEVE, NUK KA LENDE PLASESE
Artikulli tjetërBANORËT E KUKËSIT PARA KOMISARIATIT: LIRONI PROTESTUESIT