Eshte ndare nga jeta pas nje semundje te rende aktorja e shquar e viteve 80-te, Shpresa Berdellima.

Bërdëllima është një nga emrat e aktoreve tona më të vlerësuara të teatrit dhe kinemasë shqiptare. Duke pasur një karrierë të suksesshme ndër vite, aktorja e nderuar është vlerësuar si nga kritika ashtu edhe nga publiku i gjere shqiptar prej te cilit ajo ka ditur te fitoje zemrat e tyre, jo vetem nga aftesia aktoriale por edhe nga natyra e saj spontane dhe me një elegancë të pashoqë .

Lindi ne Tirane me 11 prill 1959. Aktiviteti i saj në film sic e ka deshmuar edhe ajo vete ka filluar qe në moshen 16 vjeçare , në filmin “Gunat përmbi tela” kur ka qënë akoma në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Qe femije ajo kishte dëshirën të bëhej aktore. Njerezit qe e rrethonin e degjonin dhe e shihnin me kureshtje se si kjo cupe e vogel recitonte, këndonte, , kërcente dhe bente edhe poza aktori.

Mbasi kryen gjimnazin , studjon per aktore ne Insitutin e Larte te Arteve. Me pas u angazhua në teatrin e estradës së Tiranës Nje dyzine rolesh ne kete estrade , ne skece e komedi, perkrah emrave te medhnj te kohes duke filluar me artistet e medhenj Skender Sallakun, dhe Melpomeni Cobanin, e me pas me Vasillaq Vangjelin, Veli Raden, Kosta Kamberin, Vegim Xhanin, Agim Bajkon etj .

Në kinematografi, e ka filluar me rolin e zonjushës Gajtani tek “Vajzat me kordele të kuqe”, roli i cili u ngulit ne memorien e publikut duke e identifikuar ate vete me personazhin e ketij filmi, spiunen Gajtani. Pastaj vijne me rradhe edhe rolet e tjera si Asimeja tek “ Pertej mureve prej guri”; Vali ne “Era e nrohte e thellesive”; Liza ne “Kur hapen dyert e jetes” etj
Aktualisht iu kushtua jetës ne familje. Një nënë e lumtur me tre fëmijë, dy të fundit qe kanë lindur në Belgjikë. Vajza e madhe e saj studion për inxhinieri në universitetin e Leuvenit. Vajza e dytë për ‘public relations’, ndersa i biri është akoma në shkollën e mesme te Ekonomikut.

FILMAT:
1 – Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
2 – Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
3 – Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
4 – Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
5 – Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
6.Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
7 – Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
8 – Flutura në kabinën time (1988)… Keti
9 – Hetimi vazhdon (1988)… Liljana
10 – Shpresa… 1989

Artikulli paraprakVRASJA NË ITALI, SHQIPTARI: KUNATIN E QËLLOVA SE TRADHTONTE MOTRËN
Artikulli tjetërKAPET ME DROGË,ARRESTOHET DJALI I KRYEBASHKIAKUT TË BULQIZËS