Të tjera detaje janë zbuluar nga atentati i ndodhur në zonën e ish-bllokut, në kryeqytet rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme.

Nga të shtënat me armë, ka mbetur i vrarë, Rigers Gaxha, ndërsa i plagosur rëndë Laert Hasa, të plagosur lehtë Ervis Martinaj dhe Redi Popesku. .

Policia dyshon se objektivi i këtij atentati ka qënë Ervis Martinaj, i cili ka mbetur i plagosur lehtë, ndërsa viktima Rigers Gaxha është truproja e tij.

Viktima dhe dy të plagosur kanë qenë bashkë, dhe kusr është hapur zjarr drejt tyre mësohet se Rigers Gaxha është hedhur për të mbrojtur me trupin e tij, Ervis Martinaj.

Artikulli paraprakNGJARJE E RENDE NË ZONËN E ISH-BLLOKUT, NJË I VDEKUR DHE DY TE PLAGOSUR
Artikulli tjetërRAMA: NËSE BALLA DO ISHTE NË KOMISARIAT ME ARMË DO ISHTE FUNDI I BOTËS