Të dukurit 10 vjet më e re është ëndrra e të gjitha vajzave. Përdorni me mjeshtëri këtë truk që ju rinon. Nuk është e nevojshme të përdorni botoks, mjafton të përdorni në mënyrë të kujdesshme grimin. Për t’iu dukur më të reja duket t’i shtoni prekje të vogla drite grimit tuaj, siç bëjnë profesionistët e fotografisë.

Ju duhet ta përdorni këtë ndriçim në pjesët e errëta të fytyrës suaj. Pjesët më delikate të fytyrës ku ju mund të përdorni pudër që ju jep dritë është pjesa që zbret nga hunda në drejtim të buzëve, tek rrudha midis dy vetullave, në qepallën e sipërme dhe në konturin e buzëve. Sa më shumë të kalojnë vitet aq me e lehtë duhet të bëhet dora kur përdorni grim. Kjo do të thotë që duhet të përdorni sasi të vogël krem pudër, në mënyrë që të mos ju theksojë rrudhat. Bëjeni të shkëlqejë fytyra jote, me prekjen e dritës siç bëjnë artistët e makijazhit. Ka një mënyrë për të aplikuar krem pudrën dhe për t’u dukur 10 vite më e re. Përziejeni me një korrektor të lëngshëm, dhe me produkte që sjellin ndriçim. Por nëse ju keni probleme me pigmentimin e lëkurës, atëherë duhet ta fshihni me një krem pudër me efekt mbulues. Pudra pluhur duhet të përdoret me shumë lehtësi, në mënyrë që të mos krijojë efektin maskë. Përsa i përket syve kini kujdes të mos ju dalë jashtë konturit pluhuri që përdorni për qepallat. Pluhurat mat e bëjnë shikimin më me jetë. Vetullat me kalimin e kohët ju bëhen më të radha, kaloni sipër tyre një laps dy tonemë të çelët se flokët. Preferoni një rimel kaf ose gri, krijon një pamje më pak agresive. Buzët. Ju mund të krijoni një efekt voluminoz duke përdorur një balsam hidratues. Gjithashtu përdorni lapsat e buzëve për të korrektuar çdo efekt.

Artikulli paraprakJA SESI MUND TI SHERONI PLAGET E KEPUCEVE”
Artikulli tjetërDISA VESE QE NA SHKATERROJNE DHEMBET