Simbolet e nazizmit do të mund të përdoren tashmë në video-lojrat që tregtohen në Gjermani. Autoriteti gjerman për programet kompjuterike argëtuese vendosi të lejojë përdorimin e këtyre simboleve, në lojëra që kanë kryesisht për tematikë Luftën e Dytë Botërore.

 

Të tilla janë të famshmet Call of Duty dhe Volfenshtajn 2, të cilat bazohen tek karakteret naziste. Sipas rregullave të mëparshme në Gjermani, simbolet naziste nuk lejohej të shfaqeshin ashtu siç ishin në të vërtetë. Ato zëvendësoheshin me simbole të përafërta.

 

Ndalimi i simboleve naziste në lojërat kompjuterike nisi në vitet ‘90. Polemikat e fundit shpërthyen pas daljes në treg të ‘Volfenshtajn II: Nju kolos’, lojë e cila zhvillohet në një kontekst historik ndryshe, ku Gjermania naziste fitoi Luftën e Dytë Botërore dhe Hitleri është ende gjallë.

 

Autoriteti rregullator gjerman do të kontrollojë gjithsesi çdo rast për të qenë i informuar nëse prania e simboleve të tilla në lojëra është e përshtashme për shoqërinë.

Artikulli paraprakINCIDENT NË KONCERT. SHEMBET PLATFORMA, PUSHUESIT BIEN NË DET
Artikulli tjetërARREST ME BURG PER “MONSTRËN” RITVAN ZYKAJ