Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është zhvilluar Simpoziumi Ndërkombëtar “Letërsia e huaj në Shqipërinë socialiste”, një veprimtari shkencore që vë në fokus përkthimin, botimin dhe qarkullimin e letërsisë së huaj në Shqipëri gjatë periudhës 1945–1990.

Rektorja e Universitetit, Blerta Dragusha vlerësoi këtë projekt si një urë lidhëse mes studiuesve, institucioneve akademike dhe kulturave të ndryshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit shkencor dhe të shkëmbimit të njohurive.

Simpoziumi u organizua nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Fakulteti i Shkencave Shoqërore i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDAJÇ, AMORTIZIMI I RRJETIT LË PA DRITA BANORËT
Artikulli tjetërTABAKU KUNDËR NDRYSHIMIT NË KODIN E PROCEDURËS PENALE