Sindikata e arsimit në Shkodër nuk do të presë më dhe do të nisë me organizimin e protestave për uljen e pagës së pjesës më të madhe të mësuesve.

Kreu i sindikatës Arian Peraj fton arsimtarët që të henën në ora 14:00 të protestojnë në oborrin e drejtorisë rajonale të arsimit. Peraj tregon edhe arsyet e protestës dhe kërkesat që ka sindikata. Edhe përpara uljes së pagës ka patur disa problematika në arsim. Nëse nuk gjendet një zgjidhje për pagat e arsimtarëve atëherë protestat e sindikatës më mbështetjen e mësuesve pritet që të përshkallëzohen edhe më shumë.

Artikulli paraprakSHEMBET BALLKONI, VDESIN 4 TË RINJ
Artikulli tjetërCUNGU: VLLAZNIA PËR FITOREN ME LAÇIN