Një lajm i trishtë për botën e futbollit vjen nga Anglia.

Ish trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson i është nënshtruar një operacioni emergjent pasi kishte një hemoragji në tru.

Klubi anglez i Premier League thotë se ndërhyrja ka shkuar shumë mirë, por ai ka nevojë për një periudhë të kujdesit intensiv për t’u kthyer në normalitet. Familja e tij kërkon privatësinë në këtë çështje.

Pas lajmit, ka reaguar kapiteni i Manchester United, Michael Carrick që në rrjetin social “Twitter” shkroi:
“Të gjitha mendimet dhe lutjet e mia janë me ty dhe me familjen tuaj. Bëhuni i fortë shef!”

Siç raportojnë mediat angleze, Ferguson është ankuar për gjendje jo të mirë shëndetësore që nga e enjtja, ndërsa dje u shtrua në spital. Ndërkohë nuk dihet ende gjendja shëndetësore e ish-trajnerit të Unitedit.

Fergusoni 76 vjeçar u tërhoq nga puna si trajner i Unitedit në vitin 2013 pas 26 vitesh në krye të saj.

Artikulli paraprak25 VJEÇARI VDES NË SPITAL PASI U HODH NGA KATI I 3-të
Artikulli tjetërDYQANI MË I PAZAKONTË, 100 METRA MBI TOKË