Sistemi i ri i adresave është një projektligj i ri i cili do të kalojë në Parlamentin e Shqipërisë.

Me këtë ligj të gjitha godinat, apartamentet, rrugët, sheshet, bulevardet dhe parqet duhet që të jenë të emërtuara brenda 31 dhjetorit të këtij viti. Juristi i drejtorisë së studimit, planifikimit, monitorimit dhe kontrolleve të investimeve në bashkinë Shkodër Roland Çomo shprehet se ka nisur puna dhe tregon se nëse qyteti i Shkodrës ka një sistem të mirë adresash problematike është situata për ish-komunat ku një pjesë nuk kanë fare sistem adresash. Për ish-komunat do të jetë një punë e vështirë sistemi i adresave. Disa ndryshime për adresat do të ketë edhe në qytetin e Shkodrës teksa çdo shtëpi do të ketë një numër të ri. Sistemi i ri i adresave pritet që të zgjidhë problemin 25 vjeçar me mungesën e adresave mes të cilave përfshihet edhe bashkia e re e Shkodrës.

Artikulli paraprakOMP: SËMUNDJA E ANEMISË SË PESHKUT, E PABAZUAR NË FAKTE
Artikulli tjetërSHKODËR: KONKURENCA E PANDERSHME PENALIZON TAKSITË E LIÇENSUARA