Një rrugë e re nga fillimi po ndërtohet në fshatin Mali Hebaj të Njësisë Administrative Berdicë në Bashkinë Shkodër. Fondi 12,3 milion lekë të reja nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, do të transformojë rrënjësisht në rrugë, në të cilën mund të lëvizej vetëm me mjete të larta bujqësore.

Rruga e varrezave në fshatin Mali Hebaj, me një gjatësi 700 metër linear, parashikon një sipërfaqe asfalti 2600 metër katror, strukture monolite betoni me volum 157 metër kub në një gjatësi 350 metër linear, tombino e vepra të tjera arti si dhe sinjalistikë vertikale e horizontale.

 

 

Artikulli paraprakRRUGA QË LIDHET ME 4 ZONA TURISTIKE E DEGRADUAR!
Artikulli tjetërSHËNGJIN, STUHIA SJELL DËME TË MËDHA