FOTOT INTIME NË INTERNET, ARRESTOHET 25 VJEÇARI. Një 25-vjeçar nga Malësia e Madhe është prangosur në qytetin e Shkodrës pasi përndiqte ish-të dashurën e tij 21-vjeçare.Ardit Gavoceja kërcënonte ish-të dashurën e tij me iniciale Gj. D, studente nga Puka, se do i hidhte foto intime në internet nëse ajo refuzonte të takohej me të. Kjo e fundit ka bërë denoncimin në polici ku blutë e Shkodrës bënë të mundur arrestimin e 25-vjeçarit.

LIVADHE, GJËNDET NË NJË FERRË NJË ARMË ZJARRI. pranë vendit te quajtur Livadhe, Lagje ‘’Guerile’’ Shkodër shtetësja V. N., vjeç 42, banuese në Shkodër, duke prerë ca dru në një ferrë, ka gjetur një armë zjarri pushkë Model 63, gjysmë automatike (me bajonete me qytë me rrip dhe pa thupër) e ndryshkur në sipërfaqe me një krehër me 17 fishekë. Arma e gjetur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

PUKË, VIJON PRERJA MASIVE E PYJEVE.

Pas nje informacioni te marre ne rruge operative, prane Salles Operative Puke, se ne vendin e qujtur Mali Bardhetit ne periferi te qytetit Fushe Ares eshte konstatuar nje sasi e konsiderushme lende drusore (bredha) te prere ne menyre te kundraligjshme. Me datë 01.03.2015, nga sherbimet e policise janë konstatuar 24 m3 dru, të cilat ishin prerë kohë më parë.

[iframe width=”100%” height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/730ORVMkfsM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak4 MILION EURO PËR ORGANIZATA E VOGLA TË SHOQËRISË CIVILE
Artikulli tjetërYLLKA MUJO MERR “ÇMIMI I KARRIERËS” NË MONTE KARLO