Situata e akseve nacionale paraditen e 4 janarit 2017.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes sidomos në akset ku ka prani të borës ose ngricave, dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Ministria e Transporteve informon se të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe njerëz, për përballimin e situatës dimërore.

Në Rajonin Verior Shkodër: Ka patur rreshje bore në të gjithë akset e këtij Rajoni. Akset ku sasia e borës është më e madhe është si më poshtë:

Në aksin Kuben – Vasie, ka 25 cm borë, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë.

Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, ka 25 cm borë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.

Në aksin Ura e Cerenecit – Steblevë, ka 15 – 25 cm borë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.

Në aksin Qafë Bualli – Krastë, ka 20 cm borë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.

Në Rrugën e Kombit, qarkullimi është normal në të gjitha korsitë. Është bërë pastrimi i borës dhe kriposja e rrugës.

Në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, ka 20 cm borë, punohet me 3 borëpastruese, qarkullimi është me zinxhirë.

Në aksin K/Hadroj – Qafë Benë, ka 20 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në aksin Fushë Arrëz – Fushë Dukagjin, ka 30 – 50 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në të gjithë akset punohet për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës nga kontraktorët.

Në Rajonin Qëndror Tiranë:

Në akset e Dajtit qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë, për shkak të rreshjeve të borës. Të bëhet kujdes në segmentin Qafë Priskë – Qafë Mollë. Në aksin Librazhd – Steblevë, ka 10 cm borë dhe vazhdon të bjerë. Nuk ka probleme për qarkullimin. Edhe në akset e tjerë është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës. Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në akset e Korçës nuk ka patur rreshje bore. Qarkullimi është normal në të gjitha akset e këtij Rajoni.

Artikulli paraprakARRESTOHET NJË SHTETAS PËR VJEDHJE TË ENERGJISË ELEKTRIKE
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, RESHJET MË TË DENDURA DO JENË NË…