16 vatra zjarri janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, një ndër të cilat në afërsi të qytetit të Shkodrës, e cila është shuar brenda pak orësh.

Emergjencat Civile njoftojnë se në zonën e njohur si Mali Hebe në Shkodër ka rënë sërish zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 0.2 ha. Nga ana tjetër, prej 2 ditësh janë lokalizuar totalisht zjarret në Njësitë Administrative Rrethinat dhe Gur i Zi. Drejtuesit e këtyre dy njësive kanë raportuar pranë emergjencave civile të qarkut se situate paraqitet e normalizuar.

Ndërkohë, është bërë thirrje që forcat zjarrfikëse, forcat e ushtrisë dhe ato vullnetare të qëndrojnë në gatishmëri, pasi nuk përjashtohet mundësia e aktivizimit të flakëve në zona problematike. Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se për shkak të situatës së krijuar gjatë orëve të fundit në operacionet për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin janë angazhuar 100 zjarrfikës me 16 automjete, 85 forca vullnetare, 50 forca ushtarake si dhe helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Artikulli paraprakHETOHEN BMW, BENZ DHE VOLKSWAGEN
Artikulli tjetërRUS, LARGOHEN SËRISH TREGTARËT AMBULANTË