Situatë alarmante, zjarri shumë pranë banesave

Flakët e zjarrit të riaktivizuar sërish ditën e sotme në kodrën mbi Tepelenë i janë afruar banesave dhe varrezave të dëshmorëve të qytetit. Nga pamjet, shihet se flakët janë vetëm disa metra larg një banese private. Janë rreth 30 banesa që rrezikohen nga flakët. Për shuarjen e zjarrit është vënë në përdorim edhe një helikopter. “Vatra e zjarrit e nisur mbrëmjen e djeshme në kurorën e gjelbër të qytetit të Tepelenës është riaktivizuar sërish. Emergjencat Civile kanë nisur një helikopter për shuarjen flakëve nga ajri pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë”, njoftuan Emergjencat Civile.

Artikulli paraprakSHQIPTARI ARRATISET PA LËNË GJURMË NGA BURGU
Artikulli tjetërNGEL NË PROVIMIN E MATURËS, VAJZA TENTON VETËVRASJEN