Situata në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Shkodrës paraqitet normale. Edhe pse temperaturat përgjatë muajit dhjetor kanë qenë relativisht të ulta, nuk kemi patur të bëjmë me epidemi.

Këtë të enjte kanë qenë të shtruar vetëm 11 fëmijë. Sipas shefes së pediatrisë pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës, Greta Naraçi, ka një shtim të vogël të vizitave ambulatore, të ndikuara edhe nga lëvizja e emigrantëve, të cilët preken ndoshta më shpejt për shkak të ndërrimit të kushteve atmosferike dhe klimës. Ndërkohë, vazhdon të mbetet problematike shtimi i numrit të vizitave pasdite për shkak të mungesës së mjekut familjar.

Padyshim, vetë prindërit duhet të kenë kujdes për të marrw masat e duhura që në vazhdim të vegjëlit të mos përballen me problematika. Naraçi shprehet se duhet patur kujdes sidomos higjena ushqimore dhe mospërdorimi i antibiotikëve pa rekomandimin e mjekut.

E krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, situata duket shumë më normale.Fëmijët janë mosha më e prekur e gripit përgjatë sezonit të dimrit.

Artikulli paraprakKRYEPROKURORJA ARTA MARKU TAKON KREUN E SHISH, HELIDON BENDO
Artikulli tjetër“ÇMIMI IDROMENO 2017”