Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, e ardhur si pasojë e reformës në drejtësi ka sjellë një sërë problematikash për qytetarët.

Vetëm për 4 muajt e parë të vitit 2019 janë regjistruar 5515 ankesa pranë Avokatit të Popullit nga qytetarët, të orientuara kryesisht ndaj administratës publike, e ndjekur më pas nga seksioni i fëmijëve.

Në raportimin vjetor të analizës së këtij institucioni në Komisionin e Ligjeve, Avokati i Popullit Erinda Ballanca nënvizoi se reforma në drejtësi nuk po ecën sipas afateve të përcaktuara në ligj.

Në raportimin e tij Avokati i Popullit bëri me dije se problematikat e ngritura kanë pasur të bëjnë kryesisht me të drejtat e personave të privuar nga liria, ku ende mbetet problem çështja e trajtimit dhe shërbimi mjekësor në burgje.

Deputeti Spartak Braho kërkoi më tepër angazhim nga Avokati i Popullit edhe për emigrantët.

Artikulli paraprakSHQIPTARI VDES TRAGJIKISHT NË PUNË, BIE NGA SKELA
Artikulli tjetërPARLAMENTI GREK SULMOHET ME BOJË DHE BOMBA TYMUESE