Ka 6 javë që tregu I bagëtive në “Stom Golem” të Shkodrës qëndron I mbyllur pas urdhërit të dalë nga Ministria e Bujqësisë për shkak të sëmundjes së gjedhit në rajon.

Ndërsa është skandaloze kur shikon se si bagëtitët tregëtohen jashtë kushteve higjeno-sanitare.Vetëm 50 metra larg tregut tashmë të mbyllur bagëtitë e imëta dhe ato të trasha tregëtohen në afërsi të mbeturinave në një kohë që edhe kullosin aty.Në një kohë kur drejtues të bujqësisë dhe veterinerë flasin për kontrolle shitja e tyre bëhet në mes të ditës.Administratori I tregut të bagëtive në “Stom Golem” Gjovalin Stolaj e quajti urdhërin e ministrisë së bujqësisë fushatë të dështuar.Ndërsa vetë tregëtarët mendojnë se ky është një skenar politik për të favorizuar mishin e importit që futet nga njerëz të pushtetshëm.Ata thonë se mos tregëtimi në mënyrë legale po na con drejt falimentimit Ndërsa ende nga specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë nuk ka një përgjigje për fermerët se deri kur tregu I bagëtive do të vazhdojë të qëndrojë I mbyllur.

Artikulli paraprakDRANGU: NUK RESPEKTOHET LIGJI PËR SHPËRNDARJEN E KËSTEVE
Artikulli tjetërRESHJET E SHIUT, PUSHUESIT BRAKTISIN VELIPOJËS