Policia italiane në bashkëpunim me palën shqiptare kanë goditur katër grupe kriminale në të dyja anët e Adriatikut duke arrestuar deri tani 27 persona në disa qytete. Mes të arrestuarve, sipas mediave italiane janë 12 shqiptarë. Nga 12 shqiptarët e arrestuar, në Vlorë janë prangosur 6 prej tyre.

Në Itali janë arrestuar;
Dorian Alikaj
Altin Avduramani
Ajet Cepaj
Klaudio Fani
Artur Malo
Raul Xheninaj

Në Shqipëri janë arrestuar;
Luka Beqiraj
Bilbil Kabello
Arbnor Hoxhaj
Denis Pashaj
Kujtim Elmazi
Kristian Llanaj

Në Itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi, ndërsa në Shqipëri operacioni po vijon në qytetin e Vlorës dhe rrethinat e tij. Hetimet kanë zgjatur dy vite.

Personat e arrestuar janë të akuzuar për krijimin e organizatave kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria në Itali dhe vende të tjera.

Grupet kriminale bazën e kishin në Lecce. Në operacion u angazhuan mbi 100 efektivë. Operacioni është finalizuar pak ditë pas vizitës në Shqipëri të prokurorit të Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho.

Report Tv mëson se hetimet për këtë dosje kanë nisur në vitin 2016 nga një skuadër e përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve. Grupi i përbashkët investigativ ka bërë hetime të përbashkëta në të dyja vendet pas përcaktimit të cështjes.

Për rastin konkret urdhër arrestet janë firmosur nga pala italiane. Ndërkohë që gjatë hetimeve në Itali kanë shkuar në kuadër të bashkëpunimit për këtë dosje prokurorë shqiptarë dhe e kundërta.

Tashmë në bazë të marrëveshjes mes dy vendeve nuk ka nevojë më për letër-porosi për këtë dosje, pasi të gjitha informacionet, përgjimet dhe faktet që kanë ‘gozhduar’ katër grupet kriminale kanë të njëjtën vlerë në të dyja vendet.

Në orën 11:30 policia shqiptare do të ketë një konferencë shtypi ku do të njoftojë edhe detajet. Ndërkohë që përmes telekonferencës do të flasin nga Italia dhe prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho.

Artikulli paraprakAKSIDENT NE ISHULL LEZHE, DY AUTOMJETE PERPLASEN ME NJERA-TJETREN
Artikulli tjetërNDRYSHON MOSHA E DALJES NË PENSION, SA DO TË JETË PËR 2019