Pak ditë më parë në galerinë e arteve në Shkodër u hap një ekspozitë me skulptura nga fondi i kësaj galeria që datojnë nga viti 1970 deri në vitet 2000. Në fakt arti i skulpturës në Shkodër por edhe në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më i vështirë shprehet drejtori i galerisë së arteve Fatmir Juka për shkak se mungon tregu për këto punime dhe skulptorët po prodhojnë gjithnjë e më pak nga veprat e tyre….

Një mundësi për skulptorët në Shqipëri thotë Juka mund të jetë tregu i Kosovës sepse skulptura lidhet edhe me ngjarje apo personazhe heroik dhe Kosova kërkon të ridimensionojë figurat historike të luftës që është ende shumë e freskët….

Skulptorët shqiptar shprehet Juka duhet që të mendojnë për artin që duhet dhe jo për artin që është duke sjellë në punimet e tyre edhe një mendësi të re më të thjeshtë për hapësirat tona publike….

Ekspozita në galerinë e arteve në Shkodër që ishte e para për këtë vit me skulptura nga fondi i galerisë u quajt “Krye për Kry” dhe tërhoqi vëmendjen e publikut sepse arti i skulpturës nuk është edhe aq prezent përmes ekspozitave.

Artikulli paraprakVODHI AUTOMJETIN, ARRESTOHET 40-VJEÇARI
Artikulli tjetërTENTOI TË VRISTE ISH DEPUTETIN, ARRESTOHET 30 VJEÇARI