Karaibe – Snajperat qëllojnë skafin me 46 mln euro kokainë

Ky është momenti kur një snajper sulmon një skaf që mbante kokainë me vlerë 40 milionë paund (rreth 46 mln euro), gjatë një ndjekje dramatike gjashtëorëshe nëpër Karaibe. Sulmi kryhen nga Marina britanike me anë të një anijeje dhe një helikopteri gjatë një operacioni të guximshëm në mes të detit, ku nuk munguan as të shtënat me armë zjarri. Skafistët e drogës kanë injoruar të shtënat. Megjithatë, snajperat nga helikopteri kanë goditur motoskafin në pjesën e pasme, duke penguar arritjen e kokainës në destinacion. Misioni dramatik u kap nga kamerat. Fotografitë e publikuara treguan detaje të të shtënave nga qielli me anë të helikopterit. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha në një deklaratë se “Forcat e Royal Marine kanë përfunduar ndjekjen dramatike për 6 orë nëpër Karaibe, duke fikur motorët e skafit të shpejtë. Më shumë se 40 milionë paund kokainë nuk arriti në destinacion. Një zëdhënës tha se skuadra e helikopterit i bëri thirrje për të ndaluar skafistëve përpara se të qëllonin me snajper.

Artikulli paraprakARRESTOHET NGA POLICIA ISH MINISTRI I BRENDSHEM I BOSNJES
Artikulli tjetërMASA TE FORTA SIGURIE PER NDESHJEN SHQIPERI-IZRAEL,2000 POLICE DHE BLLOKIM RRUGESH