Gjykata e Apelit në Shkodër lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Sokol Mjacaj, e cila e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë  Michael Svatos dhe Ana Kosinova.

Ne kete séance avokatja mbrojtese e 20 vjecarit ka kerkuar gjykim te shkurtuar per autorin e vrasjes se dy turisteve cek, dhe uljen e denimit nga burg perjete ne nje tjeter denim, kjo ne baze te shenjave te pendeses qe ka kerkuar i akuzuar per vrasjen e dy turisteve. Keto kerkesa jane hedhur poshte nga trupi gjykues qe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare ne Shkoder. Tre muaj me pare Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, pasi vlerësoi provat dhe dëgjoi dëshminë e vetë të akuzuarit, i dha dënimin “burgim përjetë”, 20 vjecarit Sokol Mjacaj, i cili vrau 2 turistët çekë Michael Svatos dhe Ana Kosinova në 3 korrikun e këtij viti në fshatin Prekal. Edhe në këtë seancë të pestë, Mjacaj të vetmen fjalë që përsëriti përpara trupës gjykuese, ishte ajo e kërkesës për mëshirë. Avokatja mbrojtëse Elvira Jakova nuk kurseu as akuzat mbi vetë gjykatën që nuk i pranoi as gjykimin e shkurtuar dhe as ekspertimin psiqik klientit të Mjacajt. Sokol Mjacaj do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Artikulli paraprakTONIGHT STAR PLUS – 01.03.2016
Artikulli tjetër“PËR SHTËPI, BIZNESE E TOKA S’KA VKM PËR DËMSHPËRBLIMET”