Besimi i shqiptarëve tek reforma në drejtësi pesë vite pas miratimit të saj me një votë totale në parlamentin shqiptar ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Ndonëse ambasadorët e huaj vazhdojnë ta shesin si një histori suksesi dhe ndonëse edhe në fushatën e fundit shumica qeverisëse e paraqiti atë si margaritarin e kurorës mes reformave të veta vetëm 0.8 e shqiptarëve e shohin atë si një arritje pozitive të padiskutueshme. Një sondazh i MRB dhe Data Centrum për Euronews Albania i bërë publik në emisionin “Barometri” të së enjtes në mbrëmje tregoi se një në katër persona (25,1%) mendojnë se reforma ka shkuar keq dhe një në dhjetë (11%) mendojnë se ajo ka shkuar shumë keq. Ndërkohë, që më pak se çereku (24%) mendojnë se ka shkuar mirë.

Në një sondazh të zhvilluar në fillim të vitit 2016 nga instituti IDRA dhe të mbështetur nga Fondacioni Soros nënvizohej se një shumicë plebishitare shqiptarësh e mbështesnin këtë projekt me mbështetje euro amerikane. “Publiku i gjerë mbështet fuqimisht nevojën për një reformë në sistemin e drejtësisë. 91 % e të intervistuarve ose e mbështesin “plotësisht” (64%) ose “deri diku” (27%) nevojën për një reformë të tillë” thuhej atëherë në këtë vëzhgim.

Po çfarë ka ndodhur që athere?

E para është vonesa dhe mos krijimi plotësisht i shumicës prej institucioneve të reja. E dyta njëanshmëria dhe selektiviteti i politizuar i vettingut. Së treti mos prekja e një drejtësie të ndyshme nga qytetarët që kanë po të njëjtat probleme si më parë me gjykatat dhe prokurorinë.

Të gjithë kanë parë se edhe pesë vite më pas nuk ka drejtësi për “peshqit e mëdhenj” dhe nuk ka politikanë të lartë para drejtësisë. Publiku ka vëzhguar tredhjen e një institucioni si SPAK dhe pa mundësine e tij për të hetuar krime si vjedhja e votës apo korrupsioni i qeverisë me koncesionet dhe tenderat.

Artikulli paraprakMIRDITË, RRËFIMI I RRALLË NË ISH BURGUN E SPAÇIT
Artikulli tjetërDRAFTI I QEVERISË/ ZERO TAKSIM PËR PAGAT DERI 40 MIJË LEKË, ÇFARË PROPOZOHET PËR PAGAT DERI NË 50 MIJË LEKË