Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka takuar ditën e sotme kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Përmes një njoftimi në Twitter, Soreca na bën me dije se në fokus të bisedës ka qenë puna për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

“Sot takova Ardian Dvoranin, kryetarin e KED, i cili më informoi me hapat e fundit të punës së Këshillit për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, Inspektoriatin e lartë të Drejtësisë, në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Është thelbësore që gjykata Kushtetuese të jetë funksionale sa më parë.”-shkruan Soreca.

Artikulli paraprakKËRCËNOHET EDUART NDOCAJ : TËRHIQU NGA GARA OSE DO TA SHOHËSH SE ÇFARË DO TË BËJMË!
Artikulli tjetërLUFTA NDAJ TERRORIZMIT, ARTA MARKU TAKIM ZYRTAR NË MALIN E ZI ME HOMOLOGËT