Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur mirënjohjen për mjekët në ditën botërore të tyre. Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se gjatë pandemisë kuptuam rëndësinë e tyre.

‘Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, uroj të gjithë mjekët e Shqipërisë, për punën e tyre të palodhur, në shërbim të qytetarëve.

Pandemia COVID-19, na risolli në vëmendje madhështinë dhe përulësinë e misionit të mjekut. Për muaj me radhë, mjekët tanë iu dedikuan pacientëve të sëmurë, duke i qëndruar besnikë “Betimit të Hipokratit” e duke mos pyetur për rrezikun që i kanosej atyre vetë apo familjarëve.

Sot, tek sa për fat ditët e vështira të pandemisë duken kujtim i së shkuarës, nuk duhet t’i mbetet së shkuarës shembulli i vetëmohimit të tyre, përkundrazi, duhet të jetë një arsye më shumë, për të respektuar bluzat e bardha për profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre.

Respekt dhe mirënjohje ndaj mjekëve tanë, ndaj të gjithë kolegëve dhe miqve të mi të nderuar!’- shkroi ai.

Dita Kombëtare e Mjekëve bie më 30 mars të çdo viti. U krijua për të njohur mjekët, punën e tyre dhe kontributet e tyre në shoqëri dhe në komunitet. Iniciatori i kësaj festë ishte Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) dhe organizata humanitare Médecins Sans Frontières. Jeta e përditshme e këtyre mjekëve është një shqetësim i pafund vetëmohues për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së pacientit. Nuk është për asgjë që profesioni i një mjeku është konsideruar në çdo kohë më fisnik dhe i nderuar.

Artikulli paraprakGJERMANIA GATI PËR EMIGRANTËT E RINJ/ MBI 50 MIJË PUNËTORË TË PAKUALIFIKUAR NGA BALLKANI DO LEJOHEN TË PUNËSOHEN
Artikulli tjetërBERISHA: PARLAMENTI PËRJASHTOI SËRISH NISMAT TONA PËR LUSTRACIONIN, LIGJI KA BAZË KUSHTETUESE