Mbahen sot homazhet në nder të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Sokol Baraj, i cili u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta një ditë më parë.

Homazhet do të kryhen duke nisur nga ora 09:00 deri në 10:30 minuta në hollin e Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Sokol Baraj u nda nga jeta për shkak të një ataku në zemër në moshën 53 vjeçare. Kush është Sokol Baraj: Drejtor i Policisë së Shtetit – Koha e qëndrimit në detyrë: 3 korrik 1997-16 maj 1998 (dhjetë muaj e gjysmë). Ka punuar deri në vitin 1993 në SHIK, largohet për shkak të reformës, në 1997 zëvendësministër i Rendit e më pas drejtor i Përgjithshëm i policisë. Më pas karriera e tij vazhdon si këshilltar i kryeministrave shqiptarë për probleme të rendit dhe sigurisë dhe sërish në Shërbimin Informativ. Më pas, pedagog në Akademinë e Rendit dhe nga viti 2005 e nxjerrin në lirim. Në vitet 1990-1991 ai ka qenë drejtues i Komisariatit të Kavajës. Ndërsa ka luajtur edhe me skuadrën e Dinamos, si portier.

Artikulli paraprakSHKARKOHET TAHIRI? RAMA: QESH MIRË KUSH QESH I FUNDIT
Artikulli tjetërHETIMI TATIMOR, DERGON NE PROKURORI 71 BIZNESE