Në orën 10:00 do të nisë seanca plenare, ndërsa opozita do të vijojë bojkotin e Kuvendit, e nisur që në 3 shtator.

Pas mbledhjeve paralele të Kuvendit në Shkodër, Elbasan, Durrës dhe Vlorë, PD njofton se do të prezantojë sot në Tiranë masat antimafia për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia.

Alternativa, sipas PD, ka për qëllim sekuestrimin e pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.

Ndërsa në rendin e ditës së seancës plenare janë disa projektligje, mes të cilave; ai për për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave.

Ndërsa vijojnë që të jenë të mbartura nga sesioni i kaluar projektligji për magjistratët dhe ai për Kodin Rrugor.

RENDI I DITËS

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 20.9.2018 (neni 44, Rregullore)

2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”

4. Projektligji “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave”

5. Projektligji “Për aderimin në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë”.

6. Të mbartura për votim:

– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

– Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditë

Artikulli paraprakVJESHTA VJEN ZYRTARISHT, NGA SOT ULJE DRASTIKE E TEMPERATURAVE
Artikulli tjetërU SHKARKUA NGA VETTINGU SE FSHEHU DËNIMIN, MERRET NË PYETJE GJYQTARI ADMIR THANZA