Ditën e sotme rinisin sërish aplikimet për Lotarinë Amerikane pas problemit me serverin.

Kujdes!

Asnjë aplikim i bërë në ditët më para nuk ka vlerë, ndaj dhe duhet t’a përsërisni sërish! Aplikimet sot nisin rreth orës 18:00 dhe mbyllen zyrtarisht më 22 nëntor.

Sipas njoftimit të bërë në faqen e ambasadës, të gjithë aplikuesit mund të përdorin të njëjtat foto që përdorën dhe herën e parë, mjafton që të mos jenë të njëjtat me ato të vitit të kaluar. Kriteri kryesor është shkolla e mesme me kohë të plotë ndërsa çdo gjë tjetër është si më parë.

Artikulli paraprakTONIGHT – LORENC LUKA – 17.10.2017
Artikulli tjetërÇFARË DO TË NDODHË ME TAHIRIN? MBLIDHET GRUPI I PS-SË