Pas seancës së djeshme me tensione mes opozitës dhe mazhorancës, sot do të zhvillohet një tjetër seancë.

Deputetët nga mazhoranca dhe opozita do të mblidhen për të diskutuar për vetingun në politikë

Një ditë më parë, seanca parlamentare u zhvillua mes tensioneve, pasi deputeti i PD, Endri Hasa qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama.

Pas kësaj situatë seanca u ndërpre, deputeti Hasa u përjashtua me 10 ditë, ndërsa grupet parlamentare të opozitës kërkuan përjashtimin e kryeministrit Rama. Nga ana tjetër edhe PS kërkoi përjashtimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

Në seancën që mblodh sërish mbrëmje e djeshme, mazhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit për kthimin e buxhetit për rishqyrtim.

Artikulli paraprakPSE HARROHET TE PUSHKATUARIT DHE VARRET E TYRE
Artikulli tjetërHUMBI KONTROLLIN E MAKINËS, AKSIDENTOHET RËNDË SHQIPTARI NË ITALI