Sot festohet 74-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë. Në kujtim të 29-Nëntorit gjatë ditës së sotme do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në Tiranë dhe në rrethe.

Kur kanë kaluar plot 74-vite nga 29 Nëntori 1944, që është dita e çlirimit, ende politika shqiptare vazhdon të jetë e ndarë. Të djathtët njohin si datë çlirimi 28 Nëntorin, dhe këtë ditë e festojnë bashkë me shpalljen e Pavarësisë, ndërsa të majtët 29 Nëntorin.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, por debati mbi largimin e gjermanit të fundit vijon në Shqipëri edhe pas 74 vitesh.

Rama uron 29-Nëntorin: Gëzuar ditën e Çlirimit

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për 74-vjetorin e Çlirimit të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri shkruan “Mirëmëngjes dhe gëzuar ditën e Çlirimit”.

Urimin shefi i qeverisë e ka shoqëruar me një foto pamje nga Varrezat e Dëshmorëve. Sot pritet që të zhvillohen një sërë aktivitetesh, ndërsa opozita e përkujtoi dje.

Artikulli paraprakSHQIPTARI NGA ARRESTI SHTËPIAK DREJTON SHITJEN E KOKAINËS
Artikulli tjetërJA SI E FESTUAN SHQIPTARËT NË LONDËR 106 VJETORIN E DITËS SË FLAMURIT