Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër, ku në fokus të takimit ishte përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve shëndetësore e sociale për këtë kategori. Gjatë vizitës, ministrja u njoh nga afër me shërbimet që ofrohen në këtë institucion të Shërbimit Social Shtetëror, ku të moshuarit përfitojnë kujdes shëndetësor e social, fizioterapi, shërbime dentare dhe kontrolle periodike.

Spahiu theksoirëndësinë e ndërhyrjes së shërbimeve sociale për personat e moshuar që jetojnë vetëm dhe nuk kanë mbështetje familjare. Sipas saj, identifikimi i këtyre rasteve duhet të pasohet nga veprime konkrete, në mënyrë që askush të mos mbetet pa ndihmën e nevojshme. Duke iu referuar kërkesave të shumta për mbështetje sociale, Spahiu nënvizoi nevojën për forcimin e shërbimeve në komunitet dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete për

Krahas kujdesit rezidencial, ministrja vuri në dukje rëndësinë e zhvillimit të formave alternative të përkujdesjes për të moshuarit që kanë nevojë për mbështetje, por që mund të vijojnë të jetojnë në banesat e tyre. Qëllimi është garantimi i një shërbimi të vazhdueshëm për personat më të cenueshëm. Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër ofron shërbime rezidenciale që prej vitit 1994. Institucioni iu nënshtrua rikonstruksionit në vitin 2018, duke përmirësuar kushtet dhe mjediset për përkujdesjen ndaj të moshuarve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, INVESTIME NË TRE IMPIANTE SPORTIVE
Artikulli tjetërPROTESTA, MBI 8 ORË MES GURËVE E FLAKËVE, DISA TË PLAGOSUR, 40 TË ARRESTUAR, PEZULLOHEN 5 EFEKTIVË