Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion do të dërgojë për eskpertim videon ku pretendohet se kryebashkiaku i Bulqizës është duke konsummuar lendë narkotike.

Video do të ekspertohet për autenticitetin e saj dhe për të vërtetuar se personi që konsumon lëndë narkotike është apo jo Lefter Alla.

Eskpertimi i videos do te zgjidh edhe nje herë pretendimet e Allës, i cili ka deklaruar se nuk është ai personi që po konsumon lendë narkotike në lokal dhe se në rast se ky eshte nje montazh nuk i kujtohet ky episod.

Alla ka pretenduar gjithashtu qe do te jete ne dispozicion te prokurorisë sa herë që do e kërkojne ndërsa nuk është konsumues i lëndës narkotike.

Në lidhje me këte fakt krybashkuaku i Bulqizes deri tani nuk ka dorëzuar vullnetarisht analizat për ta provuar, por edhe prokuroria ligjërisht nuk e ka ketë të drejtë përsa kohë kryebashkiaku nuk është kapur ne flagrancë

Artikulli paraprakGJYKATA E TIRANES PUSHON HETIMET PËR PRIVATIZIMIN E CEZ
Artikulli tjetërATENTATI TE UJI I FTOHTË,DYSHOHET PENGMARRJE