Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar sot në GJKKO kërkesën për arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili akuzohet për korrupsion në aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.

Kërkesa u dorëzua sot (22 dhjetor) një ditë pasi Kuvendi votoi me 75 vota pro në seancë plenare, heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mëson se seanca do të mbahet më 26 dhjetor ora 10:00 dhe do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.

SPAK kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte, në masën arrest shtëpie.

Lajmi në përditësim…

Artikulli paraprakSHI DHE BORE DHE ZONAT MALORE, EMERGJENCAT CIVILE: PO PUNOHET PER PASTRIMIN E RRUGEVE
Artikulli tjetërGATI 12 MIJË SHQIPTARË IU DREJTUAN BE-SË PËR AZIL PËR 9-MUJORIN, KËRKESAT I RIKTHEHEN RRITJES NË SHTATOR