Në kryesinë e Kuvendit është mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapë rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt pas kërkesës së SPAK që mban datën 7 korrik 2023. Në Kryesi ka mbërritur vetë prokurori i çështjes, kreu i SPAK, Altin Dumani dhe një tjetër prokuror. Ndërsa vetë ish-ministri Arben Ahmetaj ka munguar dhe ka dërguar dy avokatët e tij. Dy avokatët kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohet nesër për shkak të dosjes voluminoze, 400 faqe. Për procedurë deputetët mund të mblidhen sot, mirëpo kërkesa e avokatëve do të qëndroj e njëjtë. Pasi të mblidhet Këshilli i Mandateve, pritet të dalë me një raport dhe më pas do i dërgohet parlamentit për votim. Nuk pritet të ketë shumë surpriza pasi dje burime nga grupi PS ka deklaruar se nuk do të bëhet mburojë. Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura për të mos cenuar sekretin hetimor.

Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë për 400 faqe dosje ku krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë. Kjo është arsyeja pse SPAK i ka kërkuar Kuvendit të mbajë seancë me dyer të mbyllura.

Telefoni i ish bashkëshortes së Ahmetajt, ka qenë prova ‘bingo’ për prokurorët pasi në atë telefon janë zbërthyer mijëra mesazhe dhe telefonata që janë bërë dhe që prokuroria mbështet akuzat për të. Rezulton se nga data 21 korrik 2012 deri ne 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj ka patur 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazh mes Ahmetaj dhe Mertirit.

Artikulli paraprakBASHA NË KRYE TË PD PAS 29 KORRIKUT? BARDHI: S’KA VENDIM TË KËSHILLIT KOMBËTAR PËR MBAJTJEN E ZGJEDHJEVE
Artikulli tjetërMBLEDHJA E KËSHILLIT TË MANDATEVE NIS ME DEBATE, OPOZITA PËRPLASET ME MAXHORANCËN, NDËRPRITET SEANCA