Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit të PD, Flamur Noka ka deklaruar nga një takim me simpatizantë demokratë në qytetin e Belshit se “pranvera shqiptare ka nisur”.

Deklarata e plotë:
Belshi, e gjithë pllaja e Dumresë janë një zonë e bekuar nga perëndia, me kaq shumë bukuri e me mbi 80 liqene. A duhet të ketë varfëri, mungesë shprese, ikje masive nga ky vend kaq i begatë për nga natyra? Si rregull nuk duhet të kishte. Por e vërteta është se pjesa më e madhe e banorëve këtu nuk jetojnë mirë, punojnë shumë dhe rezultati nuk mjafton. Pjesa më e madhe e banorëve të Dumresë, nuk janë në ato kartolinat që nxjerr Edi Rama, apo ministrat e tij që çdo mrekulli që Zoti i ka fal kësaj pllaje apo Shqipërisë i mburret sikur të ishte krijues ai. Kartolina të përzgjedhura me shumë kujdes që duan të krijojnë iluzionin se çdo gjë shkon mirë, duan të fshehin gjendjen reale. Sikur qeveria të kishte vetëm pak vëmendje ndaj jush këtu bujqve dhe blegtorëve, banorët e kësaj zone duhet të jetonin mirë, me kushtet që kanë. Por askush s’do t’ia di. E kane mendjen vetëm për të vjedhur paratë tuaja. Gjithë kjo pllajë këta banorë punëtorë me zero subvencionim. Siç ka krijuar rrjetin e tij të hajduteve në sektorë të tjerë, të tillë ka krijuar edhe në bujqësi. Paratë i marrin një grusht njerëzit, afër qeverisë. Të gjitha paratë. Vjedhja në bujqësi është më e tmerrshmja, të dashur miq. Sepse abuzohet jo vetëm taksat e shqiptarëve, por shpërdorohen e ndahen mes pushtetarëve edhe taksat e qytetarëve gjermanë, francezë, me fondet që BE ka dhënë për të ndihmuar prodhimin shqiptar, fermerin shqiptar. Dhe ndërtohet resorti turistik ‘Zoe Hora’ në Dhërmi me fondet Gjermane. Ju e dini se ky fond është ndaluar, sepse BE e kuptoi se këta kishin dorë. Akademistja e Barinjve beri kërdinë ..

Këta kanë dorë kudo, te inceneratorët, tek Xibraka, tek 5D , tek çdo fond publik. Në çdo vend normal, një kryeministër që i ka në burg të gjithë bashkëpunëtorët e tij, pikërisht për abuzim me detyrën, me qeverisjen ,,duhet të ishte larguar. Edi Rama qëndron akoma sepse e mban në këmbë SPAKU. A mund të imagjinohet që ai të jetë urdhëruesi e përgjegjësi për koncesionet, por për Skapin e Partisë jo. Është përgjegjësi për inceneratorët në sytë e çdo shqiptari por për SKap jo. Pra çdo fushë që ai mbulon e është përgjegjës është në SPAK, vetëm ai jo. E njëjta gjë me mëkëmbësin e tij në Bashkinë e Tiranës. Gjysma e drejtorëve dhe bashkëpunëtorëve të tij në burg, vetëm ai jo. Po pse krijoi drejtësia e re një monument kaq të madh pandëshkueshmëria, pse u dha imunitet Ramës dhe Veliajt. Mos është i shqetësuar vallë SPAK për fatin që do të kishte Partia Socialiste. Nëse janë të merakosur se çdo të ndodhte me këtë forcë politike, po ua them unë këtu, se do t’i bënin nder. Pasi kjo kastë e korruptuar, kjo bandë e gërshetuar mes rilindjes dhe mjaftit, po e shkatërrojnë atë parti, po u marrin frymën socialistëve të ndershëm. Kështu që i them Dumanit te SKAP të zbatojë ligjin e të mos ketë hallin se dëmton Partinë Socialiste Te i heq pandëshkueshmërinë dyshes Rama-Veliaj, Ligji I trajton ata si të barabartë para tij si gjithë të tjerët.

Ndërsa opozitën e ka shpallur armike skapi dhe drejtësia me regji. Sali Berisha i burgosur politik pse i nxjerr te palarat regjimit me kriminelë dhe korruptiv. Sali Berisha. Simboli i anti korrupsionit ne Shqipëri. Simboli i antikrimit ne Shqipëri. Edhe aleatet tjerë.

Artikulli paraprakKRYETARJA E OSBE NË SHQIPËRI IA THOTË NË SY METËS: MBËSHTESIM SPAK
Artikulli tjetër“PARTIA E LIRISË NUK KA NEVOJË PËR PRERJE KOKASH”, KRYEMADHI FJALIM TË FORTË PARA ANËTARËVE