Policia spanjolle ka konfiskuar një sasi rekord të kokainës, duke gjetur një sasi prej 9 ton drogë të fshehur midis kutive të bananeve në një kontenier anijeve në portin jugor të Algeciras, tha të mërkurën zyra doganore.

Kontenieri me banane u importua nga një kompani kolumbiane, ndërsa anija vinte nga porti i Turbos në Kolumbi.

Sasia e kokainës ishte më e madhja e gjetur ndonjëherë në një kontenjer të vetëm të transportit në Evropë, thotë dogana spanjolle cituar nga Reuters.

Gjashtë persona u arrestuan në lidhje me gjetjen. Dy u arrestuan në Lyon, Francë, një në Algeciras dhe tre në Malaga.

Operacioni ndjek një goditje të trafikut në dhjetor ku u kapën 6 ton kokainë në të njëjtin port, që është njëkohësisht porti më i madh i Mesdheut. Droga besohej të shpërndahej nëpërmjet firmave në Evropë ose në Lindjen e Mesme.

Trafiku i drogës me kontenierë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke u gjashtëfishuar midis vitit 2006 dhe 2016, sipas Qendrës Evropiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat.

Bananet mbeten një produkt veçanërisht popullor, të cilat përdoren për të fshehur kokainën.

Artikulli paraprakRRAHJE E PËRGJAKSHME ME SHUFRA HEKURI DHE SËPATA PARA NJË LAVAZHI
Artikulli tjetërVJEDH LEKËT NË SHTËPI DHE IA JEP TË DASHURIT, VAJZA: MË GRABITËN