Fenomeni i derdhjes së ujërave të zeza në liqenin e Shkodrës duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme, në të kundërt do të kemi pasoja ekologjike.

Kështu deklaron Specialisti për Mbrojtjen e Biodiversitetit Taulant Bino i cili thotë se kërkohet ndërhyrje emergjente për ta shpëtuar atë nga faktorët shkatërrimtar. Bino pohon se ka konstatuar gjueti të paligjshme në liqenin e shkodrës por megjithatë sipas tij ky fenomen krahasuar me vitet e shkuara është reduktuar ndjeshëm Bino sëbashku me një grup ekspertësh të mjedisit dhe shoqatën mjedisore AOS-Albania, zhvilluan në Rajonin e Shkodrës një tur dy ditor që kishte të bënte me promovimin e turizimit natyror, si dhe promovimin e pasurive të botës së egër të zonave Bunë-Velipojë dhe Liqeni i Shkodres.

Artikulli paraprak135 KAZANË PËR MBETURINAT JANË PARASHIKUAR PËR NJËSINË RRETHINA
Artikulli tjetërLUMTURIMI I THEMELUESIT TË KONGREGATËS SË MOTRAVE PUNËTORE