Shkodra është një ndër mrekullitë e Shqipërisë. E rrethuar nga deti, alpet liqeni, kodra e lumenjtë por dhe mikpritja dhe humori i saj është një destinacion turistik që shumë shtete do e kishin lakmi

Një magji e krijuar nga Zoti por që është dëmtuar shumë nga ata që morën vendimet jo të duhura.

Këtë mendim ka dhe kryeministri Edi Rama.

Shkodra është shëmbëlltyra më spektakolare e tragjedisë, e para, e historisë brutale dhe e dyta e tragjedisë së injorancës në vendimmarrje, sepse Shkodra nëse vazhdojmë i shkojmë asaj që Zoti e ka marrë e bërë ditën e diel Shqipërinë dhe e ka bërë për telha, unë mendoj se Shkodrën pasi ka fjetur pak në zheg, është çuar dhe ka bërë Shkodrën. Është spektakël! Spektakël i magjisë së krijimit, por gjithësesi kemi dëmtuar, një pjesë aty ku kemi prekur, sidomos në vitet ’90-2000 edhe pak më tutje, por kemi shumë dhe e mira që shoh unë është që njerëzit kanë filluar ta ndjejnë, ta kuptojnë,” tha Rama në podcastin e tij ku kishte të ftuar Marjana Koçekun sipërmarrësen e re që drejton agroturizmin “Neomalësorja”

Me zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste ka marrë drejtimin e këtij qyteti dhe kryeministri Rama ka premtuar se do ta transformojë. Pas 32 vitesh, në krye të bashkisë së Shkodrës është një socialist, Benet Beci.

Artikulli paraprakAKSIDENTOI NJË GRUA QË LËVIZTE ME BIÇIKLETË DHE U LARGUA, PROCEDOHET PENALISHT 60-VJEÇARI
Artikulli tjetërAPELI I GJKKO LË NË FUQI SEKUESTRIMIN E LLOGARIVE BANKARE TË ISH-ZV/MINISTRIT ARBEN AHMETAJ