Në spitalin rajonal të Shkodrës kanë mbërritur pajisje të reja në repartin e okulistikës. Kjo është bërë e mundur nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme falë donacioneve që janë mbledhur.
Drejtori Rajonal i Spitalit Përparim Çela u shpreh se tashmë këto pajisje të reja në repartin e okulistikës janë një mundësi më shumë. Gjatë këtij viti pritet që në spitalin rajonal të Shkodrës të ketë edhe disa investime të tjera nga ana e qeverisë për përmirësimin e kushteve për pacientët.