Mesut Ozil ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare. Ish-fantazisti dhe mendja brilante e sportit më të ndjekur në planet, e ka njoftuar vendimin në kanalet e komunikimit. Dëmtimet, kjo është arsyeja se pse Ozil do i mungojë botës së futbollit. Në karrierën e tij, Ozil ka luajtur me Schalke, Werder Bremen, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce dhe Basaksehir, teksa ka fituar 14 trofe, mes tyre edhe Kupën e Botës me Gjermaninë në 2014.

“Pas shqyrtimit të mirë, po njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga futbolli profesionist. Kam pasur privilegjin të jem futbollist profesionist për gati 17 vjet dhe ndihem jashtëzakonisht mirënjohës për mundësinë. Në javët dhe muajt e fundit, pasi kam pësuar edhe disa lëndime, është bërë gjithnjë e më e qartë se është koha për t’u larguar nga skena e madhe e futbollit. Ka qenë një udhëtim i mahnitshëm i mbushur me momente dhe emocione të paharrueshme. Dua të falënderoj klubet e mia – Schalke, Werder Bremen, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce dhe Basaksehir, si edhe trajnerët që më mbështetën, plus shokët e skuadrës që janë bërë miq”, njofton Ozil.

Artikulli paraprakAKSION PASTRIMI NË SHIROKË NË DITËN BOTËRORE TË UJIT
Artikulli tjetërMYFTINIA PUKË SIMPOZIUM PËR MUAJIN E RAMAZANIT