Prej tre ditësh në afërsi të Stacionit të Trenit në Shkodër ka patur probleme të theksuara me energjinë elektrike. Sipas banorëve, shkëputja e dritave në këtë zonë ka qenë e vazhdueshme, përderisa askush nuk ka ardhur për të dhënë shpjegime për shkëputjet e herëpashershme.

Këto shkëputje të energjisë elektrike vijnë në një periudhë delikate, me temperature të ftohta dhe të papërballueshme nga qytetarët. Këta të fundit shprehen të indinjuar edhe për shkak të mungesës së ngrohjes.

Reshjet e dëborës të rëna përgjatë ditëve të fundit kanë gjetur të papërgatitur të gjithë institucionet në Shkodër. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është përballur me dëmtime të fidrave edhe në lagje të tjera të qytetit të Shkodrës.

Temperaturat e ftohta e bëjnë më alarmante situatën, duke pasuar edhe mungesë të alternativave të ngrohjes për qytetarët.

 

Artikulli paraprakMUNGESË KRIPE NË AKSIN SHKODËR- HAN I HOTIT
Artikulli tjetërPROTESTË PËR “BUKËN E GOJËS”